Edi Rama

Sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama do të takojë liderë të rajonit si dhe komisionerin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhely

Sot në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të presë liderë të Rajonit si dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyin. Takimi mbahet  në kuadër të përgatitjeve të Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Mësohet se në takim kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e rajonit, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiç. Të njëjtat burime thonë se ende nuk është konfirmuar nëse do të vijë në takimin informal kryeministri Albin Kurti, i cili ka shkuar në Greqi, vendin e tij më të preferuar.  Ky takim ishte paralajmëruar kohë më parë nga Edi Rama në rrugëtimin e tij Ballkanik, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani, Edi  Rama, konfirmoi edhe një vizitë të kryetarit francez, Emanuel Macron.  Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë më 16 tetor 2023. (Shqiptarja.com)

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu

Dështimi i zgjedhjes së kryetares së kuvendit: Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në …