Sot në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Kjo mbledhje do të mbahet në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim. Gjatë këtij takimi, do të bisedohen çështje me interes të përbashkët si dhe për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …