Sot në Tiranë mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Organizuesit e saj, Lulzim Basha nga Partia Demokratike dhe Monika Kryemadhi nga Lëvizja Socialiste për Integrim kanë paralajmëruar se kjo do të jetë protesta më e madhe që është bërë ndonjëherë në Shqipëri dhe kanë ftuar militantët e partive të tyre dhe qytetarët tjerë për pjesëmarrje masive. Duke folur për këtë protestë, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike, Genc Strazimiri ju ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrejë krye ndaj Qeverisë Rama dhe ka shtuar se protesta do të jetë e tillë nga masiviteti sa do të harrohet ajo e Rumanisë. Të përkujtojmë se dekada më parë, Rumania u përfshi në demonstrata aq masive kundër qeverisë së saj të cilat përfunduan me rrëzimin e regjimit komunist dhe me arrestimin, dënimin me vdekje dhe me pushkatimin udhëheqësit të saj Nikolla Qausheskut!
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …