Me propozim të kryebashkiakut, Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranës, sot i jep titullin “Qytetar Nderi”, kryetarit të Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Ky titull do t’i akordohet në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë. Ali Ahmeti është një prej figurave më të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore të Ballkanit Perëndimor. Ai njihet si personalitet i punëve të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai është pagëzuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë. Propozimi për shpalljen e tij qytetar nderi është bërë mbështetur në rolin e tij si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ku ai luajti një rol kyç në luftën e armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001. Gjithashtu, në vlerësim të rolit të tij si lider i partisë duke ndihmuar në përpjekjet për të zgjidhur konfliktet etnike dhe për të ndërtuar një shoqëri më të harmonizuar dhe më të bashkuar. Kontributi i Ahmetit reflekton vlerat e përbashkëta shqiptare për respekt dhe mirënjohje ndaj atyre që kanë dhënë kontribut në promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit të shqiptarëve në politikën rajonale, thuhet mes tjerash në arsyetim të ndarjes së titullit “Qytetar Nderi”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …