leoni

Sot në Tiranë polica ka arrestuar për pastrim parash, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Sot në Tiranë, polica ka arrestuar  kryetarin e  Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është arrestuar për pastrim parash. Ndaj Ilir Metës dhe familjes së tij ka dhe një hetim pasuror. SPAK po e heton edhe për çështjen CEZ-DIA dhe për lobimin në Amerikë. Arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, për pastrim parash ishte tërësisht i papritur. Ish-kryeministri Sali Berisha, që ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit  të vitit 2023, komentoi edhe lajmin e fundit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë. Ai e dënoi këtë arrestim, duke akuzuar edhe kreun e SPAK, Altin Dumani se sulmon me urdhër të Ramës përfaqësuesit e opozitës dhe e mbron atë në çështje të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …