Sot në Tiranë u bënë homazhe dhe u mbajt Akademi përkujtimore në 18-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala. Të pranishëm në aktivitetet e zhvilluara me këtë përvjetor ishin drejtues të lartë të institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, përfaqësues të Ushtrisë Shqiptare dhe të FSK-së, bashkëluftëtarë të dëshmorëve dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria. Në emër të Qeverisë së Kosovës të pranishmëve në akademi iu drejtua ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli. Ai foli për jetën dhe veprën heroike të dy dëshmorëve. Ai tha se përmbushja e detyrave të luftës me përgjegjësinë më të lartë, puna e palodhshme, gatishmëria për sakrificë, si dhe rënia e hershme në kohën kur frontit të luftës i nevojitej më së shumti, Ilir Konushevcin e bënë që të radhitet përkrah bashkëluftëtarëve dhe heronjve të orëve të para të lirisë, siç janë Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Luan Haradinaj, Sali Çekaj, Hakif Zejnullahu, e shumë e shumë trima të tjerë të kombit. Edhe atdhedashësi, Hazir Malaj, jo vetëm që u shqua për aktivitetin e tij patriotik, por njëherësh ai u shndërrua në udhërrëfyes për shumë të rinj dhe trima, si të Malësisë së Gjakovës ashtu dhe nga e tërë Shqipëria, të cilët iu bashkëngjiten UÇK-së dhe luftuan trimërisht përkrah vëllezërve Kosovar. Zëvendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Petro Koçi, ka përkujtuar se 9 Majin Ditën e Evropës, ditën e fitores mbi fashizmin dhe ditën e veçantë për dy Dëshmorët, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala. Përfaqësuesi i Familjes së Heroit Ilir Konushevci, Arton Konushevci ka kërkuar që institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë të bëjnë më shumë për familjet e dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …