Sot në Vajnik është bërë zbulimi i bustit të dëshmorit Skender Skenderi

Sot në Vajnik është bërë zbulimi i bustit të dëshmorit Skender Skenderi, në një manifestim që është mbajtur për nder të ditës së shkollës, si dhe në 24 vjetorin e rënies së heroit për lirinë e Kosovës. Në këtë shënim kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, gjenerali Sami Lushtaku, drejtorët komunal, komandantë të UÇK-së, deputetja e Parlamentit Ganimete Musliu, bashkëluftëtarë, qytetarë, nxënës dhe mësimdhënës. Kryetari Nura në fjalimin e tij me rastin e ditës së shkollës, ka thënë së është nder për të që të marrë pjesë në kremtën e shkollës, dhe në mënyrë të veçantë në zbulimin e bustit të dëshmorit Skender Skenderit. Vlen të përmendet se vitin e kaluar kreu i Komunës kishte premtuar ndërtimin e bustit për heroin e Kosovës, kurse sot ai premtim u bë realitet. Meqë sot është shënuar edhe dita e shkollës, nxënësit kanë shfaqur një program artistik, ku kanë marrë pjesë një numër i qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …