Sot në varrezat e lagjes Vilaku në Bushat, ish Komoran me nderime të veçanta u varros, eprori i UÇK-së dhe ish-pjesëtari i TMK-së, veprimtari i njohur dhe veterani i arsimit, Maliq Vilaku. Ai ishte njëri ndër pjesëtarë e parë të UÇK-së që i ka zënë priten armikut në Grykën e Llapushnikut, në prill dhe maj të vitit 1998. Ndërsa si mësues ai organizoi po ashtu mësimin në kohë lufte me nxënësit në tenda, në malet e Berishës. Njihet si organizator i pathyeshëm në kohërat më të vështira të riorganizimit të UÇK-së, pas ofensivave të rënda përgjatë viteve 1998-1999.
