leoni

Sot në Gjilan mbahet Akademi përkujtimore në nderim të atdhetarit, Taip Zeka

Sot në varrezat e qytetit në Gjilan, në nderim e respekt u përkujtua veprimtari e atdhetari, Taip Zeka

Sot në varrezat e qytetit në Gjilan, në nderim dhe përkujtim të veprimtarit, Taip Zeka u mbajtën homazhe në nderim jetës dhe aktivitetit të këtij veprimtari dhe luftëtari të palodhshëm e të paepur të lirisë. Taip Zeka ishte veprimtar dinjitar, i cili në kohën e tij lidhte brezat çlirimtarë, në kuadër të Lëvizjes atdhetare. Aktivitetin në shërbim të kombit e atdheut e kishte filluar që në rininë e hershme, por  e kishte intensifikuar atë veçmas pas vrasjes së vëllait të tij, Heroit të Kombit –Kadri Zeka më 17 janar të vitit 1983, i cili ishte vrarë nga UDB-ja jugosllave së bashku me vëllezërit atdhetarë, Jusuf Gërvalla e Bardhosh Gërvalla. Asokohe regjimi jugosllav e kishte arrestuar e kishte dënuar dhe e kishte mbajtur në burg deri në vitin 1989.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …