Sot në vendin tonë vjen për vizitë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Frederika Mogerini. Ajo do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të vendit, kryetari, Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Musta, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli si dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Frederika Mogerini pritet të vizitojë edhe urën në Mitrovicë. Pas takimeve të zhvilluara ajo pritet të jep një deklaratë për medie.
