Sot në Vlorë u mbajt edhe ceremonia e ngritjes së flamurit ku të pranishëm ishin kryetari i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali si edhe kryeministri Edi Rama. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë. Festa e 28 Nëntorit njihet ndryshe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë një shtet sovran dhe të pavarur. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi: Bedri Hamza, kandidati ideal për kryeministër që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka sqaruar arsyet pse nuk ka kandiduar për postin e …