Sot në Vlorë, në 104-vjetorin e ngritjes së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Por ky ishte vetëm fillimi i festimeve në qytetin e Vlorës, festime këto që janë parashikuar të vijojnë gjatë gjithë ditës me aktivitete të ndryshme, që do të zhvillohen në disa zona të qytetit bregdetar dhe në shumë qendra e lokalitete të Shqipërisë.
