Sot në Vushtrri është mbajtur një Akademi përkujtimore për dëshmorët e kësaj komune. Të pranishëm ishin familjarët e dëshmorëve edhe përfaqësues të komunës. Kryetari i shoqatës së dëshmorëve Gëzim Zymqaku tha se dëshmorët u kanë dhënë forcën dhe guximin për ta vazhduar rrugën që nuk ishte e lehtë. “Kosova dhe populli shqiptar u bashkuan në kauzën e drejte për ta çliruar vendin, dhe kjo nuk kishte mundësi të bëhej vetëm me dëshirën e subjekteve politike por për këtë duhej luftë”. Ndërkaq kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se janë bërë bashkë të gjithë pa dallim. “Në këtë ditë jemi bërë të gjithë bashkë pa dallim partie a feje, sepse dëshmoret janë të të gjithëve. Ata u bënë themeli i lirisë, i pavarësisë dhe i shtetit tonë, dhe mënyra më e mirë për ta realizuar shtetin e ëndrrave të tyre është të punojmë dhe ta bëjmë vendin më të mirë”, ka thënë Tahiri. 1 shtatori është përzgjedhur si dita dëshmoreve me që pikërisht me këtë datë janë rivarrosur trupat e të rënëve për liri, në Vushtrri janë 72 dëshmorë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …