Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të kryetarit, Zoran Millanoviq. Sot në Zagreb Milanoviq dhe Begaj diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve mike dhe aleate sikur janë Shqipëria dhe Kroacia. Ata diskutuan edhe situatën në rajonin e Evropës Juglindore dhe rrugën evropiane të Shqipërisë pasi ky vend filloi zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vitin e kaluar. Temë e diskutimit ndërmjet tyre ishte edhe Kosova. Kroacia e njohu Kosovën ndër shtetet e para jo për të provokuar Serbinë, por sepse Kosova është pjesë e Evropës, theksoi Millanoviq dhe shtoi se beson se të gjitha vendet evropiane do ta njohin shumë shpejt. Serbia është në një situatë skizofrenike, ku nga njëra anë fantazon për marrëdhëniet me Rusinë, dhe nga ana tjetër duhet të jetojë në Evropë, ka thënë Millanoviq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …