Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale për TC “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global. Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ambasadori i SHBA-ve Gregory T. Delawie, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, CEO Countur Global Joseph Brandt dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore.
