Sot, në ora 17:00, në pikë kalimin kufitar Vërmicë – Morinë, do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Kjo marrëveshje do të bëhet për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …