Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në komunën e Deçanit, edhe tre persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #COVID19. Rastet pozitive janë nga fshatrat: dy nga Isniqi dhe një nga Strellci i Epërm. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 119 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 74 të shëruar plotësisht, Dy kanë humbur jetën, ndërsa 43 raste janë akoma aktive.