Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në komunën e Deçanit, tre persona janë shëruar plotësisht nga virusi #COVID19, ndërsa edhe dy persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus. Rastet pozitive janë: një nga Deçani dhe një nga fshati Strellc i Ulët. Deri më sot, në komunën e Deçamit janë të identifikuara 96 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 65 të shëruar plotësisht, Dy kanë humbur jetën, ndërsa 29 raste janë akoma aktive.