Sot nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës janë bërë homazhe para arkivolit të Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi. Prej orës 12.00 kur kanë filluar homazhet e deri në orën 20.oo, para trupit të tij dhe në prani të familjarëve, kanë bërë homazhe mijëra qytetarë nga Prishtina, Kosova dhe nga trevat shqiptare. Për tetë orë rresht nuk kanë pushuar ta nderojnë, Nderin e Kombit, Adem Demaçi, qytetarë liridashës, të cilët kanë shprehur respektin për Simbolin e Rezistencës kombëtare, i cili një jetë të tërë ia kushtoi kombit e atdheut.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …