leoni

Sot nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”

Sot nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe komisionit organizativ, sot nis festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”, i cili këtë vit mbahet për vitin e 16-të me radhë në fshatin Dejnë. Festivali fillon me datë 11 maj në orën 19:00 dhe zgjat deri më 13 maj 2017 sipas kësaj agjende:

Nata e parë:

  1. SHKA “Anadrini” – nikoqir
  2. SHKA “Tingujt e vendlindjes” Stagovë / Kaçanik
  3. AKV “Ilirida” Shkup
  4. SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” Romajë
  5. Rapsodët e Hasit; Haxhi Gjugja me grup.

Nata e dytë:

  1. SHKA “Lahuta e Malësisë” Gjilan
  2. AKV “Hajvalia” Prishtinë. (2 këngë)
  3. AKA “Isa Boletini” Rogovë
  4. Grupi “Tradita” Prizren. Rapsodët: Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë
  5. Grupi folklorik “Stelushi” Mat.
  6. SHKA “Ardhmëria” Gjakovë

Nata e tretë:

  1. SHKA “Bajram Curri” Krushë e Madhe
  2. AKV “ Hasan Prishtina” Vushtrri
  3. Grupi polifonik “Pavarësia” Vlorë
  4. AKV “Xhavit Haziri” Obiliq
  5. AKV “Mitrovica” Mitrovicë
  6. AKV “Zëri i Kosovës” Fushë Kosovë (mysafir)

Gjatë tri netëve garuese, festivalin “Anadrinia Jehon”, me këngët e tyre do ta nderojnë këngëtarët nga estrada; Qershore Tafallari, Fjolla Gashi, Valbona Krasniqi, Hamëz dhe Albrim Llapçeva.

Kontrolloni gjithashtu

Reagime të ashpra ndaj thirrjeve për bojkot të produkteve vendore nga Lëvizja Vetëvendosje

Thirrjet për bojkot të produkteve vendore nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kritikuar ashpër nga …