Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person i cili ka qenë i prekur me covid-19 është shëruar, ndërsa janë regjistruar tri raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komunës së Malishevës, ndërsa numri i rasteve aktive në Malishevë është 29 raste. Rastet e reja të regjistruara sot vijnë sipas këtyre vendbanimeve: 2 raste në Malishevë dhe 1 rast në Bellanicë. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: të prekur me covid-19, gjithsejtë janë regjistruar 208 raste, prej tyre 160 janë shëruar, 19 raste kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 29.