Sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës

Sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës

Sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa një person është shëruar. Kështu është e bërë e ditur në raportin zyrtar për situatën epidemiologjike në Komunën e Malishevës, duke u bazuar në komunikimin e rregullt në mes të komunës dhe IKSHPK. Në Malishevë, momentalisht janë  13 raste aktive. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Gjithsejtë të prekur me covid-19, nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë 272 persona, prej tyre 235 persona janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 13 persona. Edhe sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me covid-19, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore. “Pasi nuk ka mjet tjetër për luftimin e pandemisë dhe e gjithë situata varet nga kujdesi ynë, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim, që të vazhdojnë të respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për mbrojtje nga ky virus, duke mbajtur distancën sociale, duke përdorur maska mbrojtëse dhe duke mbajtur higjienën e duarve”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …