Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 883 testime sa janë bërë në nivel vendi, 14 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 26 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 168. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 497 të infektuar aktualë.
