Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 888 testime sa janë bërë në nivel vendi, 22 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 20 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 188. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 499 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …