Covid

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 22 raste të reja, janë shëruar 33 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga   1 mijë e 11   testime  sa janë bërë në nivel vendi, 22 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 33 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 328.  Numri i rasteve aktive ka zbritur në  436 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …