Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 589 testime sa janë bërë në nivel vendi, 16 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 25 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 267. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 472 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …