Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 8 mijë e 460 testime sa janë bërë në nivel vendi, 236 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 8 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 158 mijë e 142. Numri i rasteve aktive është ngritur në 1 mijë e 780 të infektuar aktualë.
