Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 27 testime sa janë bërë në nivel vendi, 28 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 49 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 223 mijë e 540. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 654 të infektuar aktualë.
