Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 619 testime sa janë bërë në nivel vendi, 29 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 3 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 473. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 441 të infektuar aktualë.