Covid

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 356 raste të reja, janë shëruar 53 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  7 mijë e 258  testime  sa janë bërë në nivel vendi, 356 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  nuk  është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar   53 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 158 mijë e 195. Numri i rasteve aktive është ngritur në 2 mijë e 83 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …