Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 9 mijë e 194 testime sa janë kryer në nivel vendi, 2 mijë e 50 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 462 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 159 mijë e 371. Numri i rasteve aktive është ngritur në 7 mijë e 266 të infektuar aktualë.
