Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 115 testime, sa janë kryer në nivel vendi, janë paraqitur 17 raste të reja me virusin korona. Sot nuk u shënua një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 45 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 151, ndërsa numri i rasteve aktive ka zbritur në 481 të infektuar aktualë.