Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëri me dije nga 1 mijë e 467 testime, 20 pacientë kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 158 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve, prej fillimit të pandemisë ka arritur në 156 mijë e 756. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka zbritur në 786 të infektuar aktualë.
