Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë e 557 testime, sa janë kryer në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, 16 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin corona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 të infektuar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 292 prej fillimit të pandemisë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka zbritur në 428 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …