Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se nga 2 mijë e 72 testime sa janë kryer sot, në nivel vendi, 20 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin corona. Gjatë kësaj periudhe kohore, janë shëruar 31 të sëmurë, Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 256, ndërsa numri i rasteve aktive ka zbritur në 427 të infektuar aktualë.
