Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare ka konfirmuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga virusi corona. Gjatë kësaj kohe nga 1 mijë e 651 të testuar janë raportuar 21 raste të reja të infektuara me këtë virus. Sot janë shëruar 10 të sëmurë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 370. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 441 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …