Sot organizohet konferenca, drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”’

Sot organizohet konferenca, drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”’

Këshilli i Investitorëve Evropian në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të Llartë ‘Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”’. Për herë të parë në Kosovë do të publikohet dokumenti më i rëndësishëm për sektorin privat i quajtur “White Book 2018”. Ky dokument i cili do t’i dorëzohet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve relevante identifikon barrierat biznesore me të cilat investitorët ballafaqohen në baza ditore në Kosovë. Për më shumë ky dokument ofron edhe rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhe direktivat Evropiane. Pjesëmarrësit në këtë takim do të nderohen me fjalim nga Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …