Sot organizohet tryeza me temën globale “Çka ka ndryshuar?” “Ku kemi qene?” “Ku jemi?” dhe “Ku synojmë të shkojmë?”

Sot organizohet tryeza: “Çka ka ndryshuar?” “Ku kemi qene?” “Ku jemi?” dhe “Ku synojmë të shkojmë?”

Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – Zyra në Kosovë organizon tryezën me temën globale “Çka ka ndryshuar?” “Ku kemi qene?” “Ku jemi?” dhe “Ku synojmë të shkojmë?”. Dita Botërore e Popullsisë është një ngjarje e përvitshme e cila synon të fokusojë vëmendjen në urgjencën dhe rëndësinë e çështjeve të popullsisë siç janë planifikimi familjar, barazia gjinore, varfëria, shëndeti i nënave dhe të drejtat e njeriut. Viti 2019 është vit jubilar në disa aspekte për UNFPA-në pasi që këtë vit shënohet 50-vjetori i formimit të saj në OKB, pastaj 25-vjetori i mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare për Popullsi dhe Zhvillim që është mbajtur në Kajro në vitin 1994 dhe që është platforma e mandatit të UNFPA-së dhe është 20-vjetori i punës të saj në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …