Sot për herë të parë paraqiten para Gjykatës Speciale, në Hagë, edhe Ismet Bahtjari e Sabit Januzi ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët janë arrestuar të premten e kaluar në bazë të një fletë-arresti dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, një-etnike, raciste dhe antishqiptare. Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi do të paraqiten para gjykatësit në dy seanca të veçanta në sallën e gjyqit. Paraqitja e parë e Ismet Bahtjarit fillon në orën 14.00, ndërsa paraqitja e Sabit Januzit, në orën 15. 00 Ata dyshohet se kanë bërë përpjekur ta bindnin një dëshmitar të mos dëshmonte kundër krerëve të UÇK-së. Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka konfirmuar aktakuzën kundër këtyre dy të pandehurve, më 2 tetor të këtij viti, ndërsa në arrestimin e tyre morën pjesë policë të EULEX-it por edhe nga radhët e Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …