Sot para selisë së EULEX-it, në Fushë Kosovë, veteranët dhe liridashësit e Kosovës kanë protestuar kundër bastisjeve e ndalimeve arbitrare të veteranëve, nga Policia e EULEX-it. Në protestë mori pjesë edhe kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj. Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit te EULEX, në shenjë kundërshtimi për bastisjet e fundit që kanë kryer policët e EULEX-it ditët e fundit, me ç rast edhe kanë sekuestruar telefonat e disa ish ushtarëve të UÇK-së dhe familjareve të tyre. Përfaqësuesi i të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se Zyra e Prokurorit dhe EULEX janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve dhe dëshmorëve duke dërguar pa paralajmërim njerëz me maska. Që nga përfundimi i luftës së UÇK-së populli është përballur me shumë sfida e padrejtësi. UNMIKU kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarë. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, po jo krimet e kryera në Kosovë, por jo krimet dhe masakrat që i ka bërë pushtuesi serb ndaj civilëve. Ato gjykojnë luftën tonë çlirimtare, gjykojnë vetëm UÇK duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale, tha mes tjerash, krye-veterani, Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …