Komuna e Drenasit

Sot përfundon fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit

Sot përfundon fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së  Drenasit. Në garë për zgjedhjet e kryetarit të  Drenasit janë Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, Bedri Nika nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, Vehbi Berisha nga Partia Fjala, si dhe Xhavit Drenori si kandidat i pavarur. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk po marrinë pjesë në këto zgjedhje. Lidhur me zgjedhjet në Drenas, të cilat do të mbahen të dielën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës. Po ashtu, KQZ-ja, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit do të mbajnë konferencë të përbashkët lidhur me  zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas.

Me rastin e përfundimit të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të Drenasit, Nisma për Kosovën  ka njoftuar se do të mbajë tubimin e mbylljes së fushatës në Palestrën e Sporteve në fshati Poklek i Ri të Drenas, duke filluar nga ora 14:00. Edhe Partia Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar se do ta mbaj tubimin e mbylljes së fushatës në po të njëjtin vend, duke filluar nga ora 18:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka arritur shkallë të lartë mobilizimi në përgatitjet dhe implementimin e proceseve zgjedhore, ngjashëm edhe lidhur me procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …