Sot (e premte) është dita e fundit e mësimit për vitin shkollor 2022 – 2023. Ky vit shkollor ka filluar me një muaj vonesë për shkak të grevave të organizuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Në bazë të kalendarit të MASHTI-t është paraparë që orët e humbura të kompensohen në ditët e shtuna por jo të gjitha shkollat e kanë zbatuar këtë.
