Sot përfundon punimet sesioni i shtatë i Seminarit të 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili për herë të parë po mbahet në Kosovë. Në këtë seminar paraqesin fjalën e tyre: kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni. Ndërkohë bëhet e ditur se kryeministri Mustafa ka folur për rolin e NATO-s në Kosovë. Ai tha se forcat e KFOR-it janë ende të domosdoshme në vendin tonë, sepse sipas tij qytetarët gëzojnë një besim të plotë te këto forca. Kosovë është ende e interesuar për praninë e forcave paqeruajtëse në vend, ka thënë mes tjerash kryeministri Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …