Forcat e shumta ushtarake e policore serbe të regjimit serb të Millosheviqit më 27 prill 1999, në një organizim vrastar dëbuan nga shtëpitë e tyre banorët e Rekës së Keqe, ndërsa në fshatin Meje e Korenicë kryen masakrën më të madhe duke vrarë e masakruar barbarisht 376 veta, shqiptarë e që u konsideruan të zhdukur, derisa u gjetën në varrezat masive të Batajnicës dhe vende tjera nëpër varre masive në Kosovë.
Për t’i përkujtuar të gjithë ata që u vranë në Mejë, do të mblidhen shumë qytetarë në vendin që tash quhet “Lëndina e Pikëllimit”.