Sot përkujtohet 28 vjetori i sulmit të parë ndaj familjes Jashari dhe rezistenca heroike e kësaj familje emblematike të kombit

Sot përkujtohet 28 vjetori i sulmit të parë ndaj familjes Jashari dhe rezistenca heroike e kësaj familje emblematike

Sot përkujtohet 28 vjetori i rezistencës së familjes emblematike të kombit, familjes Jashari kundër sulmit të forcave serbe. 28 vite më parë, më 30 dhjetor të vitit 1991, forca të shumta serbe fillojnë një sulm të armatosur ndaj familjes Jashari në Prekaz por pas një rezistence të fuqishme të kësaj familje, forcat serbe detyrohen të tërhiqen. Rezistenca e fuqishme e familjes së Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari kishte bërë jehone të madhe anekënd Kosovës. Për të shënuar këtë ditë, nga orën 11.00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …