Sot përkujtohet Ditëlindja e Simbolit të Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

Sot përkujtohet Ditëlindja e Simbolit të Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

Më 26 shkurt të vitit 1936, lindi Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi. Ai u lind në Prishtinë, më 26 shkurt të vitit  1936. Në vitin 1958 është dënuar 5 vjet me burg për shkak të shkrimeve dhe bindjeve  të tij, politike e atdhetare. Në vitin 1963 ka themeluar në Prishtinë organizatën e quajtur “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, me program unik kombëtar të çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Kjo Lëvizje kishte arritur të zgjerohej në shumë qendra të Kosovës, por edhe në trojet e tjera shqiptare nën pushtimin Jugosllav. Për shkak të vazhdimit të  aktivitetit atdhetar,  Adem Demaçi dënohet 15 vjet burg. Edhe në vitin 1975 regjimi jugosllav e kishte dënuar 15 vjet burg. Demaçi ka mbajtur rreth 28 vjet burg gjatë kohës së regjimit të RSFJ-së. Pas lirimit nga burgu në vitin 1990 Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut  deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin “Saharov”. Gjatë periudhës 1998- 1999 ka qenë  zëdhënës politik i UÇK-së, në zyrën e tij,  në Prishtinë. Pas luftës ishte tejet aktiv në jetën qytetare por nuk iu dha ndonjë pozitë zyrtare, në Shtetin e Kosovës për të cilin ka bërë aq shumë.  Në vitin 2015 Adem Demaçi me disa ish të burgosur politikë themeloi TV-Diellin, por meqë ndërkohë ishte sëmurë familja e tij i tërhoqi mjetet, të cilat i  kishte investuar në këtë medium. Adem Demaçi vdiq më 6 korrik 2018, në Prishtinë. (Kalendari Kombëtar TV-Dielli)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …