Sot përmbyllen aktivitetet tematike përkujtimore në 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dje dhe pardje me aktivitete të shumta u shënuan ngjarje të rëndësishme të Epopesë dhe u mbajt Akademi Përkujtimore, në Prishtinë. Një ngjarje me rëndësi ishte edhe zbulimi i busteve të Salë dhe Hamit Jasharit në Prekaz, po ashtu edhe gjetja e revolverit të Sala Jasharit, e cila para 26 vitesh kishte rënë duke luftuar deri në fishekun e fundit kundër ushtrisë e policisë serbe. Sot prej orës 18:00 bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Kosovës, kur edhe fillon manifestimi, Nata e Zjarreve. Prej orës 19:00 mbahet programi artistik në sheshin, “Adem Jashari”, në Skënderaj, që shënon edhe përmbylljen e aktiviteteve tematike përkujtimore në 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …