Sot përmbyllet dita e tretë e manifestimit, “Epopeja e UÇK-së“. Pas dy ditë të aktiviteteve të ngjeshura tematike, përkujtimore e kulturore, sonte në Prekaz në orën 18.00 me ndezjen tradicionale të zjarreve dhe flakadanëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari, përmbyllet “Epopeja e UÇK-së”. Në ’’Natën e Zjarreve“ do të shfaqet një program kulturor-artistik në sheshin ’’Adem Jashari’’, në qendër të Skenderajt. Manifestimin “Epopeja e UÇK-së“, këtë radhë e kanë organizuar komuna e Skenderajt dhe Qeveria e Kosovës.
