Sot përurohet Libri, "Fshati i vrarë", i autorëve: Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi

U përurua Libri, “Fshati i vrarë”, i autorëve: Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi

Libri, “Fshati i vrarë”, i autorëve: Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi  përmbledh dëshmi dhe fakte për masakrën serbe në Krushë të Vogël të komunës së Prizrenit.  Promovimi i këtij libri u  bë sot në Bibliotekën Kombëtare,  “Pjetër Bogdani”,  në Prishtinë. Libri përmban të dhëna të dokumentuara për vrasjen e 112 civilëve të pafajshëm dhe zhdukjen e kufomave të tyre. Krim i kryer nga forcat serbe të mbështetur nga serbët lokalë dhe që nuk janë hetuar e as arrestuar askush. Libri plotëson të dhëna të munguara për këtë masakër dhe është bazë e mirë për hetuesit dhe policinë për krimet e luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …