Sot po mbahet seanca gjyqësore, kundër krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

Pas një pushimi prej tri javësh, Gjykata Speciale, në Hagë, sot  do të rifillojë  seancat gjyqësore për rastin e pretenduar penal kundër krerëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ata do të paraqiten para trupit gjykues, ndërsa proceset do të zhvillohen nga e hëna deri të enjten. Gjykata ka vendosur që dëshmitë e dy dëshmitarëve të pranohen me shkrim, duke lejuar mbrojtjen t’i marrë në pyetje ata. Sipas zëdhënëses së gjykatës, Angela Griep, ky vendim është pjesë e vazhdimit të shqyrtimit të provave, ndërsa një dëshmitar tjetër do të japë dëshmi nëpërmjet video-konferencës. Gjithashtu, më 20 dhjetor dhe 6 janar, trupi gjykues kishte miratuar kërkesa të Prokurorisë për paraqitjen e provave të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë …